Serbi, konfirmohet prodhimi i vaksinës ruse “Sputnik V”

Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka bërë të ditur se në institutin “Torlak” në Beograd të Serbisë, ka filluar prodhimi i vaksinës ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

Vaksinat që do të prodhohen në Beograd do të shpërndahen nëpër vendet e rajonit.

“RFPI dhe Instituti për Virologji “Torlak” njoftojnë se ka nisur prodhimi i vaksinave ruse kundër koronavirusit “Sputnik V” në Serbi”, thuhet në njoftimin e RFPI-së.

RFPI e ka konfirmuar se Serbia është vendi i parë në Evropën Jugore që ka filluar me prodhimi e vaksinës “Sputnik V”, prodhimi i saj do të bëhet në përputhje me standardet më të rrepta, shkruan B92.

LEXO EDHE:

Back to top button