Serbi pranon rreth 50 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Një kontingjent i ri me 40.950 doza të vaksinës së koronavirusit të ri(COVID-19) nga Pfizer/BioNTech mbërritën në Serbi dhe ato u dorëzuan në Institutin “Torlak” të Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve, raporton Anadolu. Rreth 850 mijë njerëz janë vaksinuar në Serbi, duke e bërë vendin të dytin më të madh në Evropë pas Britanisë së Madhe sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar për një milion banorë, njoftoi Qeveria e Serbisë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi më herët se pret që vaksinat e para të kompanisë AstraZeneca të mbërrijnë gjatë javës.

LEXO EDHE:

Back to top button