Serbi, rëndohet situata në spitalet Covid-19

Në Serbi është përkeqësuar situata epidemiologjike me një rritje të vazhdueshme të infeksioneve dhe vdekjeve.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar dha sot alarmin për mbingopje të kapacitetit të pritjes në spitale, veçanërisht në Beograd, vatër kryesore ku përqendrohet çdo ditë rreth gjysma e rasteve të reja të koronavirusit.

Për disa ditë, shumë pacientë janë transferuar në spitalet në provinca.

”Për këtë fundjavë u gjetën edhe 500 shtretër të tjerë për pacientët Covid-19 duke rekrutuar reparte në klinika të ndryshme të kryeqytetit. Situata është duke u bërë gjithnjë e më kritike dhe për këtë arsye është thelbësore që qytetarët t’i përmbahen në mënyrë rigoroze masave kufizuese dhe parandalimin për të përmbajtur përhapjen e infeksionit”, deklaroi Loncar.

Një apel që, si shumë të tjerë, duket i destinuar të mbetet i padëgjuar duke pasur parasysh sjelljen e papërgjegjshme të shumicës së banorëve të kryeqytetit.

Në ditët e fundit, numri i infeksioneve ditore në Serbi ka kaluar shifrën 3 000, me numrat në rritje si për vdekjet ashtu edhe për kujdesin intensiv.

Loncar foli për kufizime të reja të mundshme që mund të shpallet gjatë fundjavës.

LEXO EDHE:

Back to top button