Shqipëria regjistron 490 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2508 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë, me koronavirus, 490 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë.

Aktualisht, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 26,701 raste me Covid-19, prej të cilëve 12,667 raste janë rikuperuar, kurse 605 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 13,429 raste aktive me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button