Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi dje blerjen e raketave hipersonike kineze për avionët luftarakë.

Në një intervistë për televizionin publik të vendit të tij, ai theksoi se këto armatime po sillen në Beograd kundër aleancës ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Ajo aleancë ushtarake është e drejtuar drejtpërdrejt kundër Serbisë, nuk ka asnjë arsye tjetër pse u bë ajo aleancë ushtarake”, tha Vuçiç, pavarësisht se konfirmoi deklaratën e kryeministrit të Kroacisë, se aleanca nuk ishte kundër askujt.

“Unë nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që zgjidhin gjithçka me lehtësi. Nuk ka gjëra të lehta për mua dhe sigurisht që kam frikë. Unë jam një president që dëshiron që trashëgimia e tij të jetë paqja, jo lufta dhe konflikti”, shtoi Vuçiq.

Ndërkohë reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq duke theksuar se do të diskutojë me partnerët e tij në NATO për këtë zhvillim, dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Vuçiq shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button