Serbia nis vaksinimin në veriun e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNtech e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviq, do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq. Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet një ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button