Kompania “Setec” shënon 32-vjetorin e themelimit me zbritje që arrijnë deri në 70 për qind.
Në kuadër të fushatës “Blue December”, kompania ka përgatitur oferta të mëdha për konsumatorët, duke ofruar një asortiman të gjerë produktesh nga markat më të njohura botërore.
Zbritjet janë të vlefshme deri të hënën, më 22 dhjetor dhe mund të shfrytëzohen në të gjitha sallonet e Setec në vend.
“Setec feston 32-vjetorin e themelimit. Për 32 vite, Setec e ka afruar teknologjinë me njerëzit, duke e bërë jetën më të thjeshtë dhe më të lehtë. Këtë vit, ditëlindja lidhet me fushatën “Blue December”, muaji i dhuratave mes më të afërmve. Me këtë rast, Setec u ka mundësuar konsumatorëve besnikë zbritje shumë të mëdha, deri në 70 për qind. Asortimani i produkteve në Setec është tejet i gjerë, duke përfshirë marka botërore si Samsung, Apple, Midea, Gorenje, Hisense dhe shumë të tjera. Ftojmë të gjithë konsumatorët të binden për këto zbritje të mëdha, të cilat do të zgjasin deri të hënën, më 22 dhjetor, të vizitojnë njërin nga sallonet tona dhe t’i shfrytëzojnë ofertat për blerje dhe dhurata”, tha Dejan Kimovski, Drejtor “Setec”./ Alsat.mk








