Shabani: Një Zot e di edhe sa skandale tjera do na dalin

Edhe zëvendësministri i Arsimit Arafat Shabani thekson mos-reagimin e mësimdhënësve për skandalet në libra e posaçërisht këtë të librit të Gjeografisë. Shabani madje shprehet se kushedi se edhe sa skandale të tjera do të paraqiten. Sipas tij të vetmit që kanë reaguar janë disa shoqata të cilat vërejtjet e tyre i kanë adresuar tek Avokati i Popullit.

“Unë pajtohem plotësisht se ka skandale dhe një Zot e di se edhe sa skandale tjera do na dalin. E thash edhe atë se pse që 20 vjet askush nuk ka reaguar prej arsimtarëve, prej mësimdhënësve, dhe dua të bëj një analizë kronologjike dhe gjeta disa rezultate, janë totalisht pa reagim. Kishte disa organizata të ndryshme, shoqata të ndryshme q kishin reaguar te Avokati i Popullit, bëhet fjalë për 41 libra, pas çka Avokati i popullit ka dorëzuar ankesat te Ministria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit pastaj i ka shqyrtuar, 41, 51. Unë gjeta të dhëna deri në 41”, deklaroi Arafat Shabani, zëvendësministër i Arsimit.

LEXO EDHE:

Back to top button