Shaqiri: Furnizimi me libra, deri në nëntor

Shaqiri: Furnizimi me libra, deri në nëntor

Gazetare: Evi Shkopi

Deri në fillim të nëntorit nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta duhet të pajisen me libra shkollorë, ose së paku kjo është ajo që thotë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij ky proces përbëhet nga dy faza, thirrja për autorët për dorëzimin e kurikulave dhe faza e dytë rishikimi i buxhetit. Por edhe nëse sigurohen librat, problem tjetër është mungesa e kuadrit. Ministri Shaqiri thotë se një nga zgjidhjet do të ishte motivimi i studentëve përmes bursave.

“Në ligjin për standardin studentor e kemi atë për disa profesione, të cilat mendoj se duhet të zgjerohen, ku studentët marrin bursë mujore prej 18 mijë denarë. Nëse regjistrohen në degën e fizikës, kimisë, matematikës, atëherë do të shohim në periudhën e ardhshme nëse mund ta zgjerojmë atë për të motivuar gjimnazistët që të regjistrohen në këto fusha”, tha Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit.

Me krizën energjetike para nesh, puna u vështirësohet edhe objekteve arsimore, aq në komuna të caktuara ka filluar nisma që pushimet e dimrit të zgjasin më shumë se zakonisht, ndërsa viti shkollorë të fillojë me herët dhe të përfundojë më vonë. Por herë pas herë në opinion qarkullon edhe dilema se vallë a do të kalojë procesi arsimore nga ai me prani fizike, në mësim në distancë. Shaqiri nuk mohon se rrethanat do të jenë të vështira.

“… Është kërkuar analizë për të gjitha shkollat fillore në të gjitha komunat, se sa janë shfrytëzuar bllok dotacionet në shkolla dhe sa janë shfrytëzuar ato bllok dotacionet në gjithë komunën. Nëse ka bllok dotacione të pashfrytëzuara, sepse disa komuna nuk I kanë shfrytëzuar bllok dotacionet nga vitit 2021, do t’i riorganizojmë që të mos ketë ndërprerje të procesit arsimorë edhe në dhjetor”, shtoi ministri.

Ministri Shaqiri thotë se dikasteri i arsimit do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që mësimi të realizohet me prani fizike./Aslsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button