Shaqiri: Mbështetja e qeverisë për institucionet e arsimit të lartë do të rritet vazhdimisht

– Mbështetja që kanë universitetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të përmirësohet. Arsimi i lartë dhe shkenca janë tema të shpeshta në seancat e qeverisë, sepse përpjekjet tona për zhvillim të përshpejtuar i bazojmë në investimin në resurse njerëzore, tha ministri Jeton Shaqiri, duke folur në seancën e Konferencës së Universitetit në Ohër.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri po merr pjesë për herë të dytë në Konferencën Ndëruniversitare për të ruajtur komunikimin personal dhe për të gjetur zgjidhje efektive për sfidat, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

“Mbështetja në fushën e shkencës vazhdon. Kuadri financiar për mbështetjen e projekteve të institucioneve publike shkencore me interes të veçantë për shtetin si dhe për prokurimin e burimeve laboratorike është tre vjeçar. Fondet tashmë po transferohen mbi këtë bazë. Planifikimet, gati 250 milionë denarë, do të realizohen. Pres që të arsyetoni investimin e shtetit”, tha Shaqiri.

Konferenca Ndëruniversitare është një organ juridik publik i përbërë nga rektorët e universiteteve, kryetarët e parlamenteve studentore të universiteteve, punonjësit mësimorë-shkencor dhe një anëtar i zgjedhur nga radhët e drejtorëve të institucioneve të pavarura të arsimit të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button