fbpx

SHBA dhe Evropa përgëzuan Qeverinë e re


SHBA dhe BE inkurajojnë Qeverinë e re të punojë në reformat e nevojshme për integrim evropian, duke i vënë theks të veçantë Sundimit të Ligjit. Reagimin e parë pas votimit të Qeverisë së re, ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns e përcolli përmes një statusi në Tuitter

Si mik dhe partner, presim të punojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të arritur progres të vazhdueshëm në qëllimet që lidhen me reformat për në BE dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Sundimit të Ligjit – shkruan Bërns.

Ambasadori në largim i BE-së, Samuel Zhbogar pret nga Qeveria e re të reflektojë në reformat ambicioze që ka përfshirë në programin qeveritar, në interes të qytetarëve dhe rrugës së vendit drejt BE-së. Duke theksuar se nevojitet unitet i të gjitha palëve në shoqëri për ta çuar përpara agjendën evropiane.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero thotë për Alsat se institucioni që përfaqëson pret të punojë me Qeverinë e re në prioritetet dhe reformat që lidhen me Unionin, në interes të qytetarëve.

Presim nga institucionet të përshpejtojnë zbatimin e reformave, veçanërisht në sferën e Sundimit të Ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe poashtu në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore – u shpreh Pisonero.

Me reagime për Qeverinë e re dolën edhe zyrtarë të tjerë të BE-së, në mesin e të cilëve edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozef Borrel, Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Anesa Salihu

fv

LEXO EDHE:

Back to top button