SHBA dhe Koreja e Jugut zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ajrore

SHBA dhe Koreja e Jugut zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ajrore

SHBA dhe Koreja e Jugut zhvilluan stërvitje të përbashkëta për herë të dytë brenda një jave, duke përfshirë disa nga avionët luftarakë, pavarësisht protestave të Koresë së Veriut se stërvitjet po rrisin tensionet në gadishullin Korean.

Të dy vendet zhvilluan sot stërvitje të përbashkëta ajrore në perëndim të gadishullit Korean, me avionët luftarakë të Koresë së Jugut F35A dhe amerikanë F-22 dhe F-35B , tha ushtria e Koresë së Jugut në një deklaratë.

Forcat ajrore të të dy vendeve “do të vazhdojnë të forcojnë stërvitjet e përbashkëta për të qënë në gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut”, thanë forcat e armatosura të Koresë së Jugut në një deklaratë.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut kreu një numër rekord të testeve të raketave balistike, të cilat janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ditën e djeshme, ministria e jashtme e Koresë së Veriut njoftoi se stërvitjet e përparshme midis SHBA-së dhe aleatëve të saj kishin kaluar një “vijë të kuqe ekstreme” dhe kërcënuan ta kthenin gadishullin në një një zonë më kritike lufte.

Pheniani nuk është i interesuar për dialog për sa kohë që Uashingtoni vazhdon politikat e tij armiqësore, thuhet gjithashtu në deklaratë, e cila u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button