SHBA gjen zgjidhjen për emigrantët nga Amerika Latine, Spanja dhe Kanadaja hapin rrugën për forcën punëtore

SHBA gjen zgjidhjen për emigrantët nga Amerika Latine, Spanja dhe Kanadaja hapin rrugën për forcën punëtore

Azilkërkuesit nga Amerika Latine do të mund të aplikojnë për të shkuar në Kanada, Spanjë dhe SHBA në qendrat e emigracioni të ngritura në vendet e tyre.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të zhvillojë të premten bisedime me presidentin amerikan Joe Biden për të bashkëpunuar në një marrëveshje mbi migracionin dhe për të kërkuar një front të bashkuar mbi luftën në Ukrainë.

Së bashku me Kanadanë, SHBA do të kërkojë të finalizojë një marrëveshje me Spanjën për qendrat e migracionit në Amerikën Latine, në mënyrë që emigrantët të mund të aplikojnë nga vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës.

Spanja dhe Kanadaja kanë shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kanë sinjalizuar se janë të gatshme të pranojnë emigrantë nga Amerika Latine, si dhe vende të tjera, në një lëvizje që do të lehtësojë presionin ndaj SHBA-së, e cila përballet me një fluks migrantësh përgjatë kufirit të saj me Meksikën.

LEXO EDHE:

Back to top button