SHBA, Gjermania dhe Hungaria kundër anëtarësimit të shpejt të Ukrainës në NATO

SHBA, Gjermania dhe Hungaria kundër anëtarësimit të shpejt të Ukrainës në NATO

Një pjesë e vogël e anëtarëve të NATO-s po kundërshtojnë përpjekjet e të tjerëve për t’i hapur rrugë Ukrainës për t’u bërë pjesë e aleancës në një samit të ardhshëm, ka raportuar Financial Times.

SHBA, Gjermania dhe Hungaria thuhet se janë kundër planit – nga disa anëtarë të tjerë të NATO-s – të cilin ata shpresojnë ta paraqesin në mbledhjen në korrik.

Dy zyrtarë me njohuri për këtë çështje i thanë gazetës se kishte një “debat intensiv” se çfarë saktësisht duhet t’i ofrohet Ukrainës në samitin në Lituani. Ai raportoi se të gjithë anëtarët e NATO-s ranë dakord që anëtarësimi i Ukrainës nuk mund të diskutohet “seriozisht” derisa lufta me Rusinë vazhdon.

Megjithatë, një numër aleatësh janë të prirur të propozojnë një “rrugë politike” drejt anëtarësimit. Kuptohet se Uashingtoni, Berlini dhe Budapesti e kundërshtojnë këtë propozim.

Thuhet se është duke u shtyrë nga shtetet baltike dhe Polonia.

LEXO EDHE:

Back to top button