SHBA: Kërcënim për të arsyeturar agresionin
Gazetar: Luka Andreev
Armët bërthamore të Rusisë duhet të jenë në gatishmëri të lartë, ka urdhëruar presidenti rus Vlladimir Putin ministrin e mbrojtjes Sergek Shojgu. Urdhri, sipas mediave ruse, është përgjigje ndaj siç e quajnë agresionit të NATO-s, deklaratave të tyre, por edhe sanksioneve, shkruan Alsat.
“Vendet perëndimore jo vetëm kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj vendit tonë vetëm në fushën e ekonomisë…e kam fjalën për sanksione të paligjshme për të cilat të gjithë janë të vetëdijshëm. Deklarata agresive kundër vendit tonë kanë bërë edhe zyrtarë të lartë të NATO-s”, tha Vlladimir Putin- president i Rusisë
Reagimet e para erdhën nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki, tha se Putin po krijon kërcënime jo-ekzistente për të justifikuar agresionin e mëtejshëm. Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Tomas Grinfilld tha se urdhri i Putinit vazhdon ta përshkallëzojë luftën.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për CNN sjelljen e Putinit e cilësoi si të papërgjegjshme.
“Kjo është retorikë e rrezikshme dhe sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Sigurisht, kur e kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë, në drejtim të luftës kundër një kombi dhe shteti të pavarur dhe sovran, atëherë kjo rrit më tej seriozitetin e situatës”, tha Vizard- Jens Stoltenberg- sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Në lidhje me invazionin në Ukrainë, presidenti Volodimor Zelenski ngriti padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. “Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e historisë së gjenocidit në mënyrë që të justifikojë agresionin. Ne kërkojmë vendim urgjent nga Gjykata, vendim që e urdhëron Rusinë të ndërpresë menjëherë armiqësitë dhe presim që gjykimi të fillojë javën e ardhshme”, është shprehur Zelenski. /Alsat.mk








