SHBA: Kundërshtarët politik, jo në një lagje
SHBA: Kundërshtarët politik, jo në një lagje

Një studim i kohëve të fundit arrin në përfundimin se 1 ndër 100 amerikanë e shesin shtëpinë nëse një fqinj me pikëpamje të kundërta politike blen shtëpinë pranë tyre. Siç njofton Zëri i Amerikës, një aplikacion i ri për pasuritë e paluajtshme u jep mundësinë blerësve të mësojnë për prirjet politike të një fqinji të mundshëm përpara se të bëjnë një nga blerjet më të mëdha të jetës së tyre.
Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme. Përmes këtij aplikacioni blerësit e shtëpive do të jenë kështu në gjendje të dinë nëse fqinjët e tyre të mundshëm janë demokratë apo republikanë.