SHBA: Normalizimi kërkon njohjen reciproke

SHBA: Normalizimi kërkon njohjen reciproke

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bënë thirrje liderëve të të dyja vendeve që të jenë konstruktivë. “Ne presim që të dy udhëheqësit t’i qasen takimit me frymë konstruktive të nevojshme për të ecur përpara”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës. Sipas njoftimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen në Bruksel të hënën, më 27 shkurt. Para tyre është vendosur një plan i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, i njohur si propozimi franko-gjerman për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes dialogut. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të fundit duhet të synojnë njohjen reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e integrimit evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit.

LEXO EDHE:

Back to top button