SHBA, rriten të ardhurat personale në tetor

SHBA, rriten të ardhurat personale në tetor

Departamenti Amerikan i Tregtisë publikoi sot një raport që tregon se të ardhurat personale në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në muajin tetor.

Raporti tha se të ardhurat personale u rritën me 0,7% në tetor, pas një rritjeje prej 0,4% në shtator. Ekonomistët prisnin një rritje tjetër prej 0,4%.

Rritja e të ardhurave personale më shumë se sa pritej, reflektoi kryesisht rritje të kompensimeve dhe përfitimeve sociale të qeverisë.

Të ardhurat personale të disponueshme, ose të ardhurat personale minus taksat korente personale, gjithashtu u rritën me 0,7% në tetor, pas një rritjeje me 0,3% në shtator.

Departamenti i Tregtisë tha se shpenzimet personale gjithashtu u rritën me 0,8% në tetor, pas një rritjeje me 0,6% në shtator. Rritja përputhet me vlerësimet e ekonomistëve.

Shpenzimet reale personale, të cilat përjashtojnë ndryshimet e çmimeve, u rritën me 0,5% në tetor, pas një rritjeje prej 0,3% në shtator.

Me rritjen e shpenzimeve, pak më shumë se të ardhurat, kursimet personale ranë në 2,3% në tetor, krahasuar me 2,4% në shtator.

Gjithashtu, sipas një raporti çmimet bazë të konsumit, të cilat përjashtojnë çmimet e ushqimeve dhe energjisë, u rritën me 0,2% në tetor, pas një rritjeje prej 0,5% në shtator.

Ekonomistët kishin pritur që çmimet të rriteshin me 0,3%.

Norma vjetore e rritjes së çmimeve bazë të konsumit gjithashtu u ul në 5,0% në tetor, nga 5,2% në shtator, duke u përputhur me vlerësimet. /DPA/

LEXO EDHE:

Back to top button