SHBA, sekuestrohen 13 tonë flokë


Një ngarkesë me 13 tonë flokë njerëzish u sekuestrua të mërkurën nga dogana amerikane në një port të Nju Jorkut, shkruan CNN a2.

Sipas autoriteteve dërgesa vinte nga Kina dhe mendohet se flokët njerëzorë janë prerë nga të burgosurit. E gjithë sasia e sekuestruar kishte një vlerë prej 800 mijë dollarësh. Burgu nga ky vinin flokët ndodhet në krahinën Xinjiang, ku ndodhen rreth 11 milionë popullsi ujgure, e cila akuzon qeverinë kineze për abuzime me të drejtat e njeriut.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se rreth 1 milion ujgurë janë të burgosur në kampe internimi në Xinjiang, ku ka raportime për abuzime, tortura dhe trajtime çnjerëzore.

LEXO EDHE:

Back to top button