Deshi t’i propozojë martesë të dashurës, i vuri flakën gabimisht shtëpisë


Një shtetas shqiptar i vuri zjarrin banesës së tij pasi vendosi 100 qirinj që formonin fjalët “Martohu me mua”, për të propozuar të dashurën e tij.

Albert Ndreu, 26 vjeç, kaloi dy javë duke planifikuar me përpikëri momentin, pasi bleu një unazë për të dashurën e tij Valerija Madevic. Ai kishte vendosur ta befasonte atë duke mbushur dhomën e tyre të ndenjes me qirinj dhe afërsisht 60 tullumbace.

Por kur ai doli për të marrë të dashurën e tij për ta sjellë atë në shtëpi për surprizën, banesa kishte marrë flakë. Ekuipazhet e zjarrëfikësve mbërritën në vendin e ngjarjes në Sheffield, South Yorks, rreth orës 08:30 të së hënës.

Dhoma u përpi nga flakët dhe tymi, por fatmirësisht nuk pati shumë dëmtime të mëdha.

Megjithë pengesën që pati, Ndreu nuk u dorëzua, por ashtu në mes të hirit dhe pluhurit u ul në gjunjë dhe i kërkoi zonjës Madevic të martohej me të.

A pranoi ajo? Sigurisht që po!

“Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla çdo ditë – por kam dashur të bëj diçka të veçantë për propozimin. Nuk shkoi ashtu si mendova se do të ndodhte por ajo tha ‘po’, kështu që unë mendoj se dita mori një kthesë të papritur, por përfundoi pikërisht ashtu siç e doja”, shprehet i riu.

Ndreu kaloi mbi katër orë duke përgatitur ambientin romantik, i cili përfshinte dhe një listë me këngë romantike.

Ndreu dhe Madevic kanë qenë së bashku për pak më shumë se një vit, pasi u takuan në një faqe online takimesh.

 

LEXO EDHE:

Back to top button