SHBA shpenzoi 11 miliardë dollarë në gjashtë ditët e para të luftës

Java e parë e luftës kundër Iranit i kushtoi Shteteve të Bashkuara më shumë se 11.3 miliardë dollarë, sipas një informimi të Pentagonit për anëtarët e Kongresit, raportoi sot The New York Times.

Duke cituar burime anonime që morën pjesë në konferencën e së martës, gazeta tha se shifra përjashton shumë kosto që lidhen me përgatitjen për sulmin, duke sugjeruar se shifra përfundimtare mund të jetë shumë më e lartë.

Zyrtarët e Pentagonit i thanë më parë Kongresit se rreth 5.6 miliardë dollarë në municione u shpenzuan në dy ditët e para të konfliktit, shumë më tepër sesa vlerësimet e mëparshme.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare një organizatë e pavarur me seli në Uashington, vlerësoi koston e 100 orëve të para të operacionit në 3.7 miliardë dollarë, ose më shumë se 891 milionë dollarë në ditë.

Disa nga këto kosto janë tashmë të buxhetuara, por shumica – 3.5 miliardë dollarë – nuk janë, vuri në dukje CSIS në një studim të publikuar më 5 mars.

Uebsajti “Iran War Cost Tracker”, i cili gjurmon kostot e SHBA-së në luftën e Iranit në kohë reale, paraqiti një vlerësim të enjten në mëngjes rreth orës 8:00 të mëngjesit GMT që e çoi totalin në më shumë se 17 miliardë dollarë.

Sipas asaj faqeje interneti, Shtetet e Bashkuara shpenzojnë një miliard dollarë në ditë. Por këto vlerësime nuk marrin parasysh kostot afatgjata, siç janë kujdesi për veteranët ose kostot indirekte.

Qendra për Progresin Amerikan, e cila përfshin këto kosto indirekte në llogaritjet e saj, vlerësoi se kostoja e luftës i kaloi pesë miliardë dollarë vetëm në ditën e katërt të konfliktit.

“Me ritmin aktual të operacioneve, një luftë tre-javore mund të shkaktojë lehtësisht kosto që tejkalojnë dhjetëra miliarda dollarë”, njofuan nga Qendra për Progresin Amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button