SHBA: Vonohet marrëveshja me Iranin
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje po hasin në vonesa për shkak të mungesës së miratimit final nga pala iraniane, gjë që ka shkaktuar tensione diplomatike dhe pakënaqësi nga SHBA-ja. Edhe pse drafti është dakordësuar në parim, presidenti Donald Trump po kërkon kushte më të ashpra, duke insistuar që Irani të mos pajiset me armë bërthamore dhe të neutralizojë rezervat e uraniumit. Marrëveshja e propozuar përfshin ndalimin e armiqësive, negociata të mëtejshme, lehtësime ekonomike për Iranin dhe rikthim të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, mungesa e vendimit final nga udhëheqja iraniane po e mban procesin të bllokuar dhe po rrit rrezikun e tensioneve të reja në rajon./Alsat.mk.








