Ukraina godet rafinerinë e naftës së Rusisë

Ushtria ukrainase ka njoftuar se gjatë natës ka goditur rafineritë e naftës në qytetin Saratov të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë. Sulmet e kryera nga Ukraina konsiderohen pjesë e operacioneve të vazhdueshme kundër infrastrukturës energjetike ruse, e cila shihet me rëndësi strategjike. Po ashtu, raportohet se një tjetër objektiv ka qenë edhe një stacion pompimi në rajonin Kirov të Rusisë, duke zgjeruar shtrirjen e goditjeve në disa zona brenda territorit rus. Deri tani, autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje të plota për dëmet e shkaktuara, ndërsa pala ruse nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto pretendime./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button