Shefi i NATO-s u bën thirrje aleatëve “të riangazhohen” për mbrojtjen kibernetike

Shefi i NATO-s u bën thirrje aleatëve “të riangazhohen” për mbrojtjen kibernetike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten u bëri thirrje të gjithë aleatëve që të “riangazhohen” për mbrojtjen kibernetike në dritën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në fjalimin e tij kryesor në Konferencën e NATO-s për Betimin e Mbrojtjes Kibernetike në Itali, Stoltenberg tha: “Këtë vit, siguria euroatlantike është tronditur nga lufta e presidentit (rus) (Vladimir) Putin kundër Ukrainës demokratike dhe sovrane”.

“Një pjesë e agresionit të Rusisë është një luftë e padukshme në hapësirën kibernetike… Kibernetika është një hapësirë e kontestuar vazhdimisht. Dhe kufiri midis paqes, krizës dhe konfliktit është i paqartë,” tha Stoltenberg, duke shtuar se kjo është arsyeja pse NATO i ka marrë kaq seriozisht kërcënimet kibernetike, për kaq gjate.

Shefi i NATO-s tha se sulmet kibernetike mund të nxisin Nenin 5 të NATO-s, që do të thotë se një sulm ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve.

“Kërcënimi nga hapësira kibernetike është real dhe po rritet. Kjo është arsyeja pse Betimi ynë për Mbrojtjen Kibernetike është kaq i rëndësishëm”, tha ai.

“Pra, u bëj thirrje aleatëve që të angazhohen sërish për mbrojtjen kibernetike. Me më shumë investime. Më shumë ekspertizë. Dhe bashkëpunimi i zgjeruar. Kjo është një pjesë jetike e mbrojtjes sonë kolektive. Dhe ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, shtoi ai./AA

LEXO EDHE:

Back to top button