Albina Kelmendi: Jemi përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se është baba i dy vajzave

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë një muaj më parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni madhështore me miqtë dhe familjen.

Artistja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur për jetën personale e po ashtu edhe për marrëdhënien me Vatajn.

Autorja e këngës “Prishtina” tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave.

“Njerëzit fillojnë të paragjykojnë prej të kaluarës që e ka pasur, si e ka pasur jetën. Meqë Valoni ka dy vajza ato kanë qenë arsyet e paragjykimit për mua dhe Valonin, sigurisht edhe për të dy familjet”, u shpreh Kelmendi duke shtuar se ‘i do fort ato’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa sa i përket asaj se si është njohur me bashkëshortin, Albina vazhdoi: “Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër”.

Veç kësaj, 24-vjeçarja sivjet do të jetë pjesë e Festivalit të RTSh-së nga i cili pret fitoren.

LEXO EDHE:

Back to top button