Shembet galeria në një minierë në Shqipëri, dyshohet se janë bllokuar dhjetëra punëtorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Thekën të Martaneshit në Shqipëri, ku është shembur një galeri në një minierë.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar dhjetëra minatorë.

Katër autoambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Drejt vendngjarjes është nisur po ashtu edhe Policia që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Sjellim në vëmendje që në fshatin Thekën ndodhet një minierë kromi dhe vepron një subjekt minerar.

LEXO EDHE:

Back to top button