Shëndetësia, mjedisi dhe infrastruktura janë kërkesat kryesore të opozitës për buxhetin e ri

Shëndeti, mjedisi jetësorë dhe infrastruktura janë tre sferat kryesore të opozitës ku janë fokusuar në rreth 600 amendamentet e dorëzuara për propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm. Duhet të sigurohen para për laboratorë të plotë për teste PCR në mbarë territorin, si dhe mjete për përforcimin e kapacitetit të spitaleve. Koalicioni ASH dhe Alternativa propozon sërë projektesh kapitale.

Aleanca për Shqiptarët ASH

– Ujë dhe ndërtim të kanalizimeve për banorët e Bogovinës, Zhelinës, Xhepçishtës por edhe në zonat përreth Kumanovës, Strugës dhe Tetovës,

– Ndërtim të një rezervuarit të ujit në Forinë,

– Të ndahen mjete për asfaltimin e rrugëve në zonat rurale,

– Rindërtim të shkollave dhe ndërtim të shkollave të reja aty ku nuk ka, në zonat rurale në afërsi të Tetovës, Gostivarit, Strugës dhe Kumanovës.

Deputetët e opozitës nga VMRO DPMNE kanë paraqitur më shumë amendamente për më shumë para në sferën e mjedisit dhe shëndetit.

“Ne kemi dorëzuar amendament që testet PCR të jenë falas, për blerjen e 50 ambulancave, të ndahen fonde për punësimin e gjithë personelit të papunë mjekësor dhe shëndetësor në Agjencinë e punësimit që menjëherë të përfshihen në luftën kundër Covid-19, për ndërtimin e qendrës së re të premtuar klinike, që duhej të ishte në Gjorçe Petrov’ deklaroi Bojan Stojanoski, deputet – VMRO-DPMNE.

Debati mbi amendamentin e propozim-buxhetit do të fillojë të shtunën, në komisionin amë për financim dhe buxhet. Ministri i Financave, Fatmir Besimi paralajmëroi debat konstruktiv në të cilin ka mundësi për pranimin e amendamenteve të qëndrueshme, por partitë në pushtet nuk presin të pranohen propozimet e tyre.

Andrea Cobanova

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button