“Qeveria diskriminon komunat e opozitës”
Vendimi i Qeverisë që për të tretën herë, nga buxheti i shtetit, tu ndaj mjete vetëm disa komunave dhe atë të udhëhequra nga funksionar të LSDM dhe BDI, nga opozita vlerësohet si ndërhyrje e pushtetit në qendror në atë lokal, në prag të zgjedhjeve lokale. Sipas kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me këtë veprim Qeveria, do të mbulojë dështimet e kryetarëve të komunave, të cilët me vite premtojnë por nuk kanë realizuar asgjë.
Mundohen që ti ndihmojnë dhe që në zgjedhjet e ardhshme të arsyetohen se ja edhe kryetarët e komunave të LSDM-së dhe BDI-së bënë nga ndonjë projekt prej atyre që i kishin paraparë në programet e tyre”-tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.
Qeveria, Komunës së Tetovës i ndau mjete për dy projekte kapitale. Për sistemin e ujësjellësit në Reçicë të Madhe, por edhe për rrugën “Bllagoja Toska” i cili premtohet për më shumë se dy mandate. Këshilltarët e opozitës në këtë komunë, dyshojnë se këto para do të përdoren për qëllimet për të cilat janë ndarë nga Qeveria.
Është premtuar që në mandatin e parë, nuk është realizuar, është premtuar në mandatin e dytë dhe tani vijnë në vitin e fundit përsëri me para të qeverisë e njëjta të realizohet. Aty ka vetëm 16 lëndë në të cilën duhet të bëhet eksproprijimi i tokave dhe i shtëpive që të realizohet. Ne shpresojmë një gjë e tillë të ndodhë edhe pse nuk besojmë..”-tha Arif Selami, këshilltar i opozitës në Tetovë.
Ndërsa nga VMRO-DPMNE, thonë se Qeveria aktuale punon vetëm për interesat personale dhe vazhdimisht e humb legjitimitetin të menaxhojë me shtetin.
Nuk ka hap i cili ka legjitimitet nga Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev, as në lidhje me vetëqeverisjen lokale, as në lidhje me çfarëdo qoftë zgjidhje që do ta sjellë Zoran Zaev dhe Qeveria e tij, më tepër nuk kanë legjitimitet”-tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Ditë më parë Qeveria vendosi që 74.5 milonë denarë tu ndajë disa komunave për të realizuar projekte kapitale. Megjithatë në këtë listë nuk është asnjë nga komunat e udhëhequra nga partitë e opozitës.
Mefail Ismaili