Sheqerinska: Biden iu dërgoi një mesazh të qartë vendeve anëtare të NATO-s

Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në emisionin e sotëm Në Alsat “360 Gradë” duke folur për rolin e SHBA-ve në integrimet e vendit tonë, tha se Biden iu dërgoi një mesazh të qartë aleatëve të NATO-s. Sipas Sheqerinskës, jë nga kërkesat para Samitit të NATO-s është se si Aleanca të bëhet pak më e kujdesshme ndaj vlerave të saja apo vlerat që e kanë krijuar Aleancën.

Nëse i shikoni deklaratat e presidentit Bajden dhe sekretarit të shtetit, do të shihni se ata u çojnë mesazh edhe aleatëve të tyre në NATO dhe një nga kërkesat para Samitit të NATO-s është se si Aleanca të bëhet pak më e kujdesshme ndaj vlerave të saja apo vlerat që e kanë krijuar Aleancën. Ja do të tentoj të gjej një citat, thotë: “Duhet të gjithë me një zë të flasim kur vendet- anëtare ngecin në pikëpamje të demokracisë dhe të drejtat e njeriut”. Do të thotë, këto janë ato vlerat. Lufta kundër korrupsionit e shohin si pjesë të kësaj pako. Mendoj që për herë të parë pas gjatë kohë në suazat e Aleancës shoh një debat serioz rreth vlerave dhe debati që do të vazhdojë edhe pas Samitit, madje ka nisma vendet- anëtare prej fillimit të obligohen për parimet kyçe demokratike ku bazohet Aleanca- tha Sheqerinska.

LEXO EDHE:

Back to top button