Shërbimi i Librave Amë në Tetovë sot mbylli dyert, punonjësit në grevë
Shërbimi i Librave Amë në Tetovë sot mbylli dyert, punonjësit në grevë
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Banorët sot hasën në dyer të mbyllura të Shërbimit të Librave amë në Tetovë.
“Nuk punonte askush aty, mbyllët më thanë është. Asgjë më thanë nesër hajde”, tha një banor.
Greva paralajmëruese e Shërbimit të Librave Amë për shkak të moszgjidhjes së statusit të mbi 40 punëtorëve në Tetovë, la qytetarët pa shërbime. Në rast se nuk ka zgjidhje të problemit, paralajmërohet grevë e përgjithshme e këtij institucioni në nivel shtetëror. Ndër kërkesat kryesore është edhe rritja e pagave.
“Ne tash e dy vite presim që të na zgjidhet ky problem por deri më tani nuk ka zgjidhje. Kemi pasur dhjetëra takime me Ministrinë dhe drejtorin gjeneral, madje edhe me kryeministrin por nuk ka asnjë lajm që do na jepte një shpresë që të punojmë si duhet. Sot e kemi vetëm paralajmërim për grevë dhe nëse nuk thirremi për ta zgjidh problemin, nga e hëna do jemi në grevë e përgjithshme në RMV. Kërkesa jonë është me marrëveshje kolektive të na rriten rrogat 20 për qind, jo si funksionarët 70 për qind”, u shpreh Naser Xhemaili, zëvendës kryetar i Sindikatës së Pavarur për Librat Amë.
Çështja e rrogave nuk është problemi i vetëm që ka ky institucion. Kushtet e punës janë të vështira. Në temperatura të ulëta punonjësit nuk kanë ngrohje. / Alsat.mk








