Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë një prej tyre

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri ka mbetur i plagosur mesditën e së martës në qytetin e Durrësit pas një përleshje mes dy personave.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar njëri me tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre është plagosur me thikë në krah.

Në vendngjarje vihet re prani e shtuar e policisë dhe ambulancës që po i ofron ndihmën e parë të plagosurit. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk dihet identiteti i të rinjve të përfshirë në konfliktin e çastit.

LEXO EDHE:

Back to top button