SHGM: Kuvendi, më shumë qasje për gazetarët

Kuvendi duhet të sigurojë metoda për qasje të plotë të gazetarëve në të gjitha seancat e të gjitha trupave punuese, vlerësojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Dragan Sekullovski nuk sheh pengesë ose arsye se pse Kuvendi nuk mundet që për të gjitha debatet e komisioneve, ashtu si seancat plenare të ketë lidhje (linqe) në faqen elektronike të cilat do të mund të ndiqen nga të gjithë gazetarët por edhe qytetarët.

Këtu para së gjithash do të doja të ju kujtoj për detyrimet ligjore të Kuvendit, i cili si ligjvënës duhet të ketë standarde më të larta kur bëhet fjalë për transparencë. Të gjithë e kuptojmë se bëhet fjalë për një situatë krize, se shumë gjëra janë të reja, për institucionet, për gazetarët dhe për të gjithë ekspertët dhe opinionin e ekspertëve në shoqërinë tonë por mendoj se ka kaluar një periudhë e mjaftueshme kur kanë pasur kohë, mënyra dhe mundësi që kjo çështje të tejkalohet”-tha Dragan Sekullovski, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Qasja e kufizuar e gazetarëve në punën e trupave të Kuvendit, rrezikon informimin e drejtë dhe objektiv.

Kjo nuk është më as apel por kjo është serioze. Këtë duhet ta marrin si kritikë nga të gjithë ne. nëse nuk përpiqen menjëherë të mundësojnë informim pa pengesë të gazetarëve, gabimet potenciale gjatë raportimit do të jetë në dënim të tyre dhe me gabimin e tyre. Kur gazetarët nuk janë në gjendje të informohen, nuk munden të dinë dhe bëjnë spekulime. Kjo dëmton edhe qytetarët si pasojë e informacionit jo plotësisht të saktë”-pohoi Dragan Sekullovski, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Protokollet për mbrojtje nga virusi kanë kufizuar dukshëm qasjen e gazetarëve në punën e trupave të Kuvendit. Kanali i Kuvendit transmeton vetëm seancat plenare dhe seancën e Komisionit për financa gjatë debatit për buxhetin. Incizimet nga seancat e tjera të trupave punues në kanalin e Kuvendit ritransmetohen me disa orë ose ditë vonesë, atëherë kur për mediat nuk përbëjnë më lajm. Për shkak të zbatimit të kufizimeve për mbrojtje, debatet në komisionet përkatëse mund të ndiqen vetëm nëpërmjet shfletuesit elektronik “Internet Explorer” në faqen elektronike të Kuvendit, por vetëm një seancë në kohë, atë që zgjedhin të transmetojnë shërbimet e Kuvendit. Në pak salla të caktuara më të mëdha ku zhvillohen seancat e trupave punues të Kuvendit gazetarët mund të jenë prezent por jo edhe kamerat.

Nga ligjvënësi prej dy ditësh kemi kërkuar por nuk kemi marrë përgjigje për këtë çështje. Të shqetësuar një ditë më parë u shprehën edhe deputetët të cilët kërkuan të gjendet një zgjidhje për më shumë transparencë, duke mos u shkelur protokollet shëndetësore.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button