Shihni parkimin më të shtrenjtë në botë: E vendosi makinën në katin e 57-të
Shihni parkimin më të shtrenjtë në botë: E vendosi makinën në katin e 57-të

I riu i pasur ka shkaktuar zili tek disa persona, por edhe një dozë shtesë inati.
E ndërsa shumë njerëz në botë po vdesin nga uria, e të tjerë dridhen nën këmbë për shkak të inflacionit të madh, i riu i pasur nuk di çfarë të bëjë me paratë. Adrian Portorelli është një biznesmen i ri australian, i cili me lëvizjen e tij të fundit ka shkaktuar zemërim publik për shkak të shpenzimit të pamend të parave. Pasi pasuroi koleksionin e tij me një makinë garash McLaren prej 3 milionë dollarësh, ai vendosi ta parkonte në dhomën e ndenjjes së shtëpisë së tij prej 39 milionë dollarësh.
Megjithatë, ai nuk jeton në një shtëpi, por në një apartament nën çati në katin e 57-të. Për ta “parkuar” atë, ai duhej të përdorte një vinç të posaçëm dhe një ekip i tërë punëtorësh mori pjesë në ngritje. Gjegjësisht, përveç që duhet të ngrinin ngarkesën e çmuar, punëtorët duhej të xhamadhonin majën e rrokaqiellit për të vendosur makinën e çmuar në banesë.
Talk about a rich flex. 💰💪
Melbourne businessman Adrian Portelli has successfully craned in a $3 million McLaren Senna GTR into his $39 million penthouse, located on the 57th floor of the Sapphire by the Gardens building.
DETAILS: https://t.co/uHjc5rzqNk#9News pic.twitter.com/mILOP0wHnm
— 9News Melbourne (@9NewsMelb) May 10, 2023