Shitja e tokës bujqësore, Hoxha: Do t’i marrim parasysh të gjitha mendimet

Ministri i Bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Arianit Hoxha i ftuar në “Magazina Ekonomike” për të debatuar rreth Propozim/ligjit për  shitjen e tokës bujqësore u shpreh se të gjithë bujqit janë të mbrojtur edhe ata që kanë sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha të tokës por edhe ata të cilët kanë sipërfaqe më të vogla. Sipas tij për herë të parë propozim/ligji në fjalë në mënyrë transparente do të vendoset në shqyrtim publik dhe do të merren parasysh të gjitha mendimet.

Bëhet fjalë për një temë jashtëzakonisht senzitive dhe jemi të hapur të dëgjojmë çdo propozim të argumentuar rreth propozim ligjit për shitje të tokës bujqësore. Sa i takon formës dhe mënyrës se çka planifikohet përmes këtij propozim ligji të shitet, në procedurën e shitjes janë paraparë 5 procese që duhet të ndodhin. Procesi i parë është me shpallje publike, respektivisht me thirrje publike dhe kjo vlen për të gjithë ata të cilët kanë për momentin toka me qira nga Ministria e Bujqësisë dhe dëshirojnë që të njëjtat ti blejnë, normalisht duke respektuar çmimoren dhe procedurën se si duhet të vijnë deri te kjo”.

Do të thotë se ata që kanë koncesione në këtë moment do të mund ta blejnë, por çka nëse unë nuk kam koncesion, por kam shprehur dëshirë që ta blej atë tokë, a kamë të drejtë të marrë pjesë dhe unë dhe ti konkurroj atij që ka koncesionin?

Në thirrjen ju nuk do të keni të drejtë të konkurroni në vendin që dikush e ka me qira, dhe kështu është e saktësuar. Sepse njëri nga dokumentet që duhet të dorëzohet në procesin e blerjes së tokës, është pikërisht edhe kontrata e qirasë, për të mbrojtur atë që e ka me qira tokën”.

Do të thotë ata që kanë tokën me qira do të kenë pozicion të privilegjuar për ta blerë tokën, në rast se nuk paraqiten për ta blerë, atëherë do tu mundësohet personave tjerë?

“Jo, aspak. Në rast se personi që e ka me qira tokën, nuk është i interesuar për ta blerë, atij i vazhdon qiradhënia, respektivisht marrja me qira e asaj toke, konform kontratës që e ka lidhur. Do të thotë se duhet ti ndajmë disa çështje se në asnjë moment nuk do ti merret toka dikujt që e ka me qira nga shteti për t’ia dhënë dikujt tjetër”, tha Arianit Hoxha, ministër i bujqësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button