Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve "Kozle"

Gazetar: Avni Tahiri
“Drejtoresha e klinikës së fëmijëve në Kozle e cila kërkoi që në media të mos i përmendët emri nga sot më nuk është ushtruese e detyrës pasi me vendim të ministrit të shëndetësisë e njëjta nga sot është shkarkuar nga detyra”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
Në vend të Karolina Simonovska, ushtruese e detyrës drejtoreshë është emëruara, Katerina Boshkovska, thuhet në kumtesën e ministrisë së Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë njofton se drejtoreshë e re e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratorë te Fëmijët “Kozle” është emëruar prof. dr. Katerina Boshkovska, e cila prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të këtij institucioni. Dr. Boshkovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Shkarkimi i Simonovskës erdhi pas përplasjes së saj me kolegët në mbledhje të këtij institucioni.
Mjekët, kërkuan shkarkimin e saj për shkak të vendimit të saj për shkarkimin e mjekes Veselinka Mitrovska-Josifovska. Vetë ajo, me një reagim të çuditshëm, kërkoi që mediat të mos ia përmendin emrin nën kërcënimin e përballjes me drejtësinë.
Kjo kërkesë e saj nxiti reagime të shumta në opinion ndërsa reaguan gazetarët.
Nga SHGM, kërkesën e saj e cilësuan si presion publik të drejtuar ndaj mediave, ndërsa shtuan se njoftime të tilla përbëjnë censurë të drejtpërdrejtë të gazetarëve dhe cenojnë lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias./ Alsat.mk