Shkeli karantinën, gjykata austriake dënon me 2400 euro gastronomin nga Maqedonia

Një gjykatë në qytetin austriak Linz ka dënuar me 2400 euro një gastronom me origjinë nga Maqedonia e Veriut pasi i njëjti kishte shkelur masën e karantinimit, transmeton Alsat.

Gastronomit i kishin mbetur vetëm dy ditë nga masa e karantinës, por kishte dalë të shëtiste qenin e tij afër një vendi malor dhe duket se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë.

Ai dhe gruaja e tij u kthyen nga pushimet në Maqedoni në nëntor, por kur ai u kthye në Austri, gruaja e tij doli pozitive me Covid-19 dhe atij iu desh të shkonte në karantinë si kontakti i saj i parë. Më vonë ai gjithashtu u doli pozitiv pasi zhvilloi simptoma të lehta të sëmundjes. Pas tetë ditësh, pra dy ditë para skadimit të masës së izolimit, ai shkeli ligjin, njofton MIA.

Policia erdhi në ndërtesën ku ai jetonte dhe e thirri atë në telefonin e tij celular për t’u treguar në dritare, por ai ishte në atë kohë me qenin, për çka ai i tha policisë, pas së cilës ata i shkruan një raport.

Gjykatësja vendosi që shëtitja e qenit nuk ishte arsye për shkeljen e karantinës dhe vendosi gjobë, pasi sipas saj edhe njerëz të tjerë shëtisin në po të njëjtin vend.

I dënuari u justifikua duke thënë se qeni tij kishte nisur të shfaqte agresivitet pas mbylljes në katër mure.

“Nuk isha i vetëdijshëm se mund të infektoja dikë dhe nuk besoja se isha infektues”, tha ai.

Prokurori i përgjithshëm tha se shëtitja e qenit mund të çonte shumë shpejt në përplasje me qen të tjerë dhe më pas do të ishte e vështirë të mbash distancë nga pronarët e tjerë të qenve.

Gjykata vendosi gjobë duke marrë parasysh situatën e vështirë të gastronomëve, ndërsa i dënuari njoftoi se do të ankohet sepse sipas tij shuma e dënimit ishte tejet e lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button