fbpx

Shkëmbim me armë zjarri në Podujevë, dy të plagosur


Shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë, por fatmirësisht pa viktima.

Policia raporton se në momentin kur kanë dalë në vendngjarje kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar.

Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm.

Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.

LEXO EDHE:

Back to top button