Shkolla e fshatit Matkë në gjendje jo të mirë

Shkolla e fshatit Matkë në gjendje jo të mirë

Gazetare: Melihate Rustemi

Në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Matkë të Komunës së Sarajit nuk është bërë asnjë investim për të përmirësuar infrastrukturën, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse. Objekti shkollor i ndërtuar në vitin 1971 tashmë është dëmtuar thuajse çdo kund, ndërkohë më rëndë është pjesa e tualeteve.

“S’kanë ku të luajnë jashtë, oborri është pa rregulluar, thonë do ta bëjmë sivjet, do ta bëjmë në mot, asnjëherë nuk e kanë bë, shkolla është pa rrethore, hyn kafshët. Unë nuk mund ta rregulloj objektin, nusja më ndihmon, nuk mund ta rregulloj, pikon prej lart. Prej kanalizimit shumë erë vjen, mbas shkollës është një pusetë”, u shpreh mirëmbajtësi i shkollës.

“Kushtet janë zero, nuk ka kushte, problem është. Premtime ka sa të duash kur të vijnë zgjedhjet edhe i harrojnë, na harrojnë edhe neve”, tha një banor.

Për kushtet në shkollë ankohen edhe vet nxënësit. Sipas nxënësve, procesi mësimor vështirësohet edhe më shumë për shkak të realizimit të mësimit në paralele të kombinuara.

“Krejt pluhur, papastërti, krejt është prish. Kur bie shi? Hyn shiu brenda. Kur kemi edukatë fizike qëndrojmë në klasë, kjo është”, u shpreh një nxënës.

Për momentin, në shkollën e fshatit Matkë mësojnë 22 nxënës nga klasa e parë deri në atë të pestë të cilët mësimin e zhvillojnë në paralele të kombinuara. Nga Komuna e Sarajit thanë për Alsat se për momentit nuk pritet të punohet në këtë objekt shkollor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button