Shkulen pemët në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, alarmojnë shoqatat ekologjike

36 pemë më shumë se gjashtë dekada të vjetra, sot filluan të shkulen në një nga rrugët kryesore në Ohër, “Jane Sandanski”. Autoritetet lokale e arsyetojnë këtë me nevojën për riparim të plotë të rrugës kurse shoqatat ekologjike e kundërshtojnë këtë. Nisma “Ohri SOS” kërkon që ky vendim të ndalet menjëherë. Thonë se vendime të tilla merren pa asnjë konsultë me qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen pemë shumëvjeçare në këtë rrugë. Përkundrazi, kjo është vetëm një përsëritje e praktikës së vjetër në qytet- sinonim për riparimin e rrugës që të shkatërrohen pemë shumëvjeçare. Në programin parazgjedhor të kryetarit të komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, një nga prioritetet ishte ekologjia dhe ruajtja e natyrës – deklaroi “Ohër SOS”.

Qytetarët janë të ndarë në mendime. Thonë se nuk do të ketë më hije të mëdha, të cilat janë të rëndësishme gjatë muajve të verës.

“Pema pastron ajrin. Ato janë të vjetra, por duhet të mbillen të tjera e jo të priten, që t’i merr dikush për shitje. Ky nuk është shtet. Kjo është vjedhje”.

“Nuk është veprim i mirë. Duhet të mbjellim e jo të shkulim. Për të marrë frymë. Kështu, duhet të thithim asfalt”.

“Këto pemë shkaktojnë problem të madh. Rrënjën e kanë sipërfaqësore. Te çdo pemë në të majtë dhe të djathtë është ngritur trotuari”.

Nga komuna e Ohrit, thonë se bëhet fjalë për pemë të vjetra dhe të dëmtuara dhe se në kuadër të projektit për rindërtimin e kësaj rruge të rëndësishme, është planifikuar të mbillen më shumë fidanë.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button