Qytetarët përsëri mund t’i paguajnë faturat në Postë

Është vënë në funksion qarkullimi pagesor i Postës. Qytetarët do të kenë mundësinë përsëri të paguajnë shpenzimet mujore dhe të bëjnë pagesa të tjera në sportelet e Postës, me provizion prej 35 denarësh për fletëpagese. Për shkak të test periudhës, deri të premten për qytetarët 35 njësi postare do të jenë në dispozicion, ndërsa që nga java tjetër do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në të gjitha 300 objektet e Postës. Në orën e parë të punës, u realizuan mbi 500 transaksione, thotë drejtori i ndërmarrjes shtetërore Jani Makraduli.

Përveç Covidit ndodhi edhe falimentimi i bankës dhe nga 12 gushti kontribuoi seriozisht në trendin negativ financiar të Postave. Ka minus aktual prej rreth 2.5 milion euro dhe ka të akumuluar dhjetëra miliona euro”-thaJani Makraduli, drejtor i Postës.

Pas falimentimit të Bankës Eurostandard, qarkullimin pagesor në Posta e morri Halkbank. Nga kjo bankë thonë se do të bëjnë gjithçka që teknikisht të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur që qarkullimi pagesor të funksionojë në të gjitha njësitë postare të vendit.

Jemi të vetëdijshëm se qarkullimi pagesor në Postë është shumë i rëndësishëm për qytetarët, jo vetëm sepse është mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë për pagesa në para, por edhe sepse për banorët e shumë vendbanimeve është mënyra e vetme për të paguar faturat, detyrimet ndaj shtetit, të bëjnë pagesën e fondeve e të tjerë”-pohoi Buke Gereçxhi  – Halkbank.

Pas falimentimit të Bankës Eurostandard, u ndërpre edhe pagesa e pensioneve dhe asistencës sociale të cilën e merrnin në adresën e tyre të shtëpisë përmes postierit. Në Postë punojnë 2,035 persona, 800 postierë dhe rreth 500 punëtorë sporteli. Makraduli pranon që ka staf të tepruar në pjesën administrative të kompanisë, ndërsa problem tjetër është se mbi 60% e të punësuarve janë më të vjetër se 55 vjet.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button