Shkup, brenda 24 orëve në kovid-qendra janë pranuar 43 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 443 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 21 persona, pesë persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, nga katër pacientë janë pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Nefrologjisë, dhe tre pacientë në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me Covid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë regjistruar 39 pacientë të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button