Shkup, Java e Filmit Shqiptar 21-26 tetor

Nga data 21 deri më 26 tetor, në Kinotekën e Shkupit, do të zhvillohet Java e Filmit Shqiptar.

- Advertisements -

Në manifestimin pesëditor, realizuar nga Kinoteka dhe Qendra Kombëtare e Filmit e Shqipërisë do të shfaqen deri pesë filma artistikë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.

Në hapjen e Javës së Filmit Shqiptar do të jenë të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit të Shqipërisë, Eduart Makri dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Java e Filmit Shqiptar fillon me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, një nga autorët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë të këtij shekulli, i cili vdiq para dy viteve.

Xhuvani bëri regjinë e nëntë filmave artistikë të metrazhit të gjatë, prej të cilëve për publikun e Maqedonisë së Veriut më të njohur janë ”Parullat” dhe “Lindje, perëndim, lindje: sprinti final”, pjesërisht të xhiruar edhe në MV.

“Liqeni im” ka titullin alternativ “Filmi im”, ku Xhuvani pasqyron rrëfimin prej tre dekadash të shoqërisë shqiptare.

Pason “Agimi” i Gentian Koçit, realizim debutues artistik i metrazhit të gjatë i këtij regjisori të ri, i cili është autor u disa filmave të shkurtër dhe dokumentarë.

“Amaneti” është edhe një realizim i metrazhit të gjatë nga Namik Ajazi, me rrëfim nga bota e spiunëve në sigurinë e shtetit shqiptar dhe dëshira për t’u rrëfyer e vërteta në atë “lojë të pasqyrave të shtrembëruara”.

“Strehë mes reve” është filmi i dytë artistik i Robert Budinës.

Rrëfimi i “Strehës midis reve” zhvillohet në një fshat malor në të cilin myslimanët dhe të krishterët kanë jetuar në harmoni me shekuj ku personazhi kryesor, bariu i vetmuar, Besniku, është nga një martesë e përzier, kështu që mes ndryshimeve drastike në shoqëri duhet ta gjejë rrugën e vet në jetë.

“Delegacioni” është edhe një titull interesant debutues në kinematografinë shqiptare, i Bujar Alimanit, i cili konsiderohet si një nga autorët e rinj më të talentuar.

Rrëfimi i tij zhvillohet në agimin e ndryshimeve politiko-shoqërore në Shqipëri, në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit dhe dëshirës për rehabilitim të të burgosurve politikë.

LEXO EDHE:

Back to top button