Bërnabiç: Ushtria serbe tani mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç këtë të enjte në deklaratën e saj ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat Bërnabiç është shprehur se nuk qëndrojnë konstatimet se Beogradi nuk po bën krejt ç’ka është e mundur dhe se serbët nga Kosova gjithnjë e më pak po besojnë se shteti i Serbisë mund t’i mbrojë ata.

Sikur Serbia të ishte më e dobët, sot do të kishim një Kosovë etnikisht të pastër. Serbia ka arritur të imponohet si një partner konstruktiv dhe i parashikueshëm, i cili vazhdimisht bën thirrje për paqe dhe stabilitet. Kështu që ju nuk mund të thoni që Beogradi është fajtor për diçka, por që Prishtina është burimi i paqëndrueshmërisë. Së dyti, sot Serbia është pakrahasimisht më e fortë ushtarakisht sesa ishte më parë. Sot, ajo mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi”, deklaroi Bërnabiçi.

LEXO EDHE:

Back to top button