Shkup, ndalohen shtatë persona te të cilët është gjetur drogë

Policia ka arrestuar mbrëmë shtatë persona për posedim droge, gjatë kontrolleve të një koncerti në një objekt në Karposh dhe në dy objekte hoteliere në Shkup.

“Te R.D (25) dhe te H.A (32), të dy nga Kosova, janë gjetur tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K. marihuanë, dhe te C.S (27) nga Demir Kapia – marihuanë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

S.G (24) nga Sveti Nikolla është ndaluar në stacionin policor Qendër, ndërsa I.H (20) nga Shkupi është ndaluar në stacionin policor Aerodrom, pasi gjatë kontrollit në objektet hoteliere është gjetur pluhur. Ndaj këtyre personave do të ngrihet edhe akuza nga neni 215 i Kodit Penal.

Kontrollin e ka kryer Njësiti për tregti të paligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim dhe njësinë për punë të brendshme Karposh.

LEXO EDHE:

Back to top button