Shkup, në 24 orët e fundit janë sanksionuar 353 drejtues automjetesh

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara në sferën e komunikacionit me ç ‘rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 353 masa.

Siç kumtoi MPB, 409 janë për drejtim pa patentë shoferë, 29 për sanksione për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 40 masa për mosmbajtjen e rripit të sigurisë, 20 për shfrytëzim e telefonit celular, ndërsa 95 për parkim jo të drejtë.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button