Shkup, policia “prish” ndejën e të rinjve të droguar

Disa të rinj nuk vrasin mendjen për masat restriktive anti kovid. Megjithëse objektet gastronomike mbyllen që nga ora 18, në një banesë private në Shkup dhjetëra të rinj vazhduan “After Party”. Sipas raportit të MPB-së, policia mbrëmë kapi 22 femra dhe meshkuj nën ndikim të alkoolit dhe lëndëve narkotike. Të enjten, rreth orës 21 e 30 minuta, policia anti-drogë e Shkupit kanë bastisur banesë në qendër të Shkupit, me urdhër të siguruar paraprak nga Gjykata penale Shkup. Gjatë bastisjes janë kapur 13 persona që kanë qenë prezent në aheng me rast të një ditëlindje, kurse janë gjetur shumë paketime me kokainë, marijuhanë, ekstazi, amfetamin dhe lloje tjera të drogës.

LEXO EDHE:

Back to top button