Shkup, sanksionohen 326 vozitës

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 326 masa, mes të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi 35, ndërsa 24 sanksione për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 18 për drejtim të automjetet nën ndikimin e alkoolit, 65 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe 67 sanksione për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. MPB-ja u apelon qytetarëve t’i respektojnë rregullat në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button