“Shkupi 2014”, arkitektët përkrahin idenë për zhvendosjen e monumenteve në park të veçantë

Një pjesë e arkitektëve pajtohen me idenë e kryetarit të komunës së Shkupit Shilegov, për të bërë një park Memento në të cilin do të vendoseshin monumentet e “Shkupi 2014”. Hapi i parë që duhet të bëhet është zhvendosja e monumenteve të ngritura në mënyrë të paligjshme me projektin “Shkupi 2014”, thotë për Alsat profesori universitar Miroslav Gërçev i cili ishte gjithashtu koordinator i komisionit për rishikimin e projektit Shkupi 2014.  Sipas tij, parku duhet të rregullohet siç duhet me gjelbërim dhe gardhe, të cilat mund të vizitohen nga kushdo që dëshiron ti shohë monumentet.

Unë personalisht mendoj se shumica e atyre skulpturave duhet të shkrihen dhe të përdoren për dhjetëra buste të vjedhura dhe të shkrira, për të cilat 30 vite bëhet kulturocid. Aktiviteti i vërtetë në çmontimin e monumenteve do të jetë nëse ata me vlerën më të ulët, me shijen më të ulët, të përdoren si lëndë e parë për të kthyer bustet e heronjve të Luftës së Dytë Botërore”-tha Miroslav Gërçev, profesor universitar.

Sidoqoftë, Kryetari i Shkupit Shilegov tha dje se dislokimi i monumenteve nuk duhet të jetë brutal në mënyrë që të mos lëndohen ndjenjat e qytetarëve që duan t’i shohin ato.

Për shembull, diçka të tillë ka bërë Hungaria. Të gjitha statujat e Stalinit ose simbolet e komunizmit janë vendosur në një Park Memento. Pse të mos e bëjmë të njëjtën gjë me trashëgiminë e diktatorit tonë të vogël”-deklaroi dje kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Për këtë reagoi partia opozitare VMRO DPMNE. Duke hequr monumentet, ata thonë se qëllimi i Shilegovit është që të vazhdojë politikën nacionaliste të Zaevit. Sipas grupit këshillues të VMRO DPMNE-së në qytetin e Shkupit, qeveria është e gatshme ta fshijë historinë e popullit maqedonas dhe çdo monument që është i lidhur me të. Monumenti i vetëm i hequr nga projekti “Shkupi 2014” është i Andon Janev – Qoseto.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button