Opozita nuk heq dorë nga bllokimi i procedurës për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

Opozita hedh poshtë akuzat e shumicës parlamentare rreth amendamenteve për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Sipas tyre, mënyra e vetme për të bllokuar mungesën e konsensusit është përmes ironisë. Deputeti i partisë E Majta, Dimitar Apasiev dyshon se shumica parlamentare po përgatit terrenin për miratimin e marrëveshjes me Bullgarinë përmes votimit nga distanca.


“Filibasterningu është përqeshje me procedurën, pra ta theksoni problemin dhe të mos e lejoni të kalon duke përdorur mënyra të ndryshme. Teza ime është se kjo bëhet për shkak marrëveshjes së dëmshme dhe përulëse që do ta bën Zaev këtë fundjavë me Sofjen. Personalisht mendoj se ata po përgatisin shemën që derisa të arrihet një marrëveshje ta mund ta imponojnë përmes konceptit “Parlamenti online”, pa zhurmë dhe pa debat të votohet”-tha Dimitar Apasiev, “E Majta”.

Opozita shqiptare ka qëndrim të prerë. Qëllimi i tyre është bllokimi i kësaj rregullore sipas tyre jo Kushtetuese.

“Rregullorja me punën online është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ne nuk kemi mekanizëm tjetër përveç se me amendamente ta bllokojmë këtë ndryshim të Rregullores. Është publike dhe transparente”-pohoi Skender Rexhepi, Alternativa.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se po bëjnë atë që LSDM-ja e kishte bërë në vitin 2007.

“Në cilin mënyrë do të bëhet Kuvendi online nuk e kuptoj. Rregullorja flet qartë se si zhvillohen seancat por edhe Kushtetuta, Neni 69 dhe amendamente X thotë se puna në Kuvend bëhet me seanca dhe prezencë fizike. Kuvendi online nuk mund të bëhet për momentin”-tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Më 18 janar 2007 kur Qeveria udhëhiqej nga Nikolla Gruevski në Kuvend ishte miratuar ndryshimi i Rregullores pa konsensus. LSDM si opozitë aso kohe kishte propozuar 5.000 amendamente. Alsat ka siguruar edhe disa amendamente të partisë E Majta përmes të cilëve deputetët e këtij subjekti irnonizojnë duke kërkuar që kryetari i Kuvendit të tregon distancën me kilometra ku ndodhet deputeti që voton nga distanca, ndërsa kablloja optike të sigurohet nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit. Akoma nuk dihet kur do të thirret mbledhja e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit pasi amendamentet e propozuara janë akoma në përpunim. Sipas ndryshimeve të propozuara, në rast se një deputet preket nga Kovid-19 obligohet që ta njoftojë kreun e Kuvendit i cili të drejtën e votës nga distanca ia siguron vetëm pasi deputet dëshmon izolimin me vendim nga organet kompetente.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button