Shkupi dhe Sofja riaktualizojnë dallimet për Goce Dellçevin

Riaktualizohen dallimet e skajshme mes Shkupit e Sofjes rreth përkatësisë etnikë të Goce Dellçevit, teksa dy vendet kujtojnë 149 vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri, Zaev tha se nuk mund të mohohet fakti për kontributin historik të Dellçevit në formimin e shtetit maqedonas.

Si inspirues dhe shtytës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev gjithmonë bënte thirrje për unitet në sfidat politike para të cilave është vënë shteti. Idealet dhe angazhimet e tij janë obligimi ynë i përbashkët, të vazhdojmë të ndërtojmë shtet me progres në demokraci e ekonomi, që sot është anëtar i NATO-s dhe vend që shkon drejt anëtarësimit në BE -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Por sipas zv/kryeministrit bullgar, Karakaçanov, Goce Dellçevi u flijua për ekzistencën e Bullgarisë, respektivisht për lirinë e popullit bullgar në Maqedoni. Karakaçanov u shpreh i prerë se çështja e Goce Dellçevit nuk mund të jetë punë e historianëve apo politikanëve të sotëm, pasi kombësinë e vetë e ka dëshmuar derisa ishte gjallë.

Nuk do të lejojmë që Goce Dellçev të asimilohet pas vdekjes! Nuk është as morale, as krishtere e as evropiane.” Ai shprehu keqardhje që në vend se kjo figurë historike të jetë urë mes dy vendeve, po minohet siç theksoi “me ideologji të keqkuptuara, komplekse të ulëta dhe përpjekje për përvetësim. Ne e trajtojmë Maqedoninë si shtet në të cilin jetojnë bashkë-kombasit tanë. Elita e tyre politike ende nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron e çfarë jo. Ata duan të hynë në BE me këpucë me baltë, pa kërkuar falje për mijëra bullgarë të vrarë – tha Krasimir Karakaçanov, Zv/kryeministër i Bullgarisë.

Karakaçanov tha se që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, vullneti për dialog është zbehur. Ai paralajmëroi sërish Shkupin të mos shpresojë në ndryshimin e pozicionit të Sofjes pas zgjedhjeve, në ndihmën e BE-së e as të SHBA-së duke i kërkuar të sillet si gjitha shtetet normale fqinje.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button